Ndërlidhjet

Kinë: Protesta kundër pavarësisë së Tibetit


Sot në disa qytete të Kinës janë mbajtur protesta kundër pavarësisë së Tibetit, me ç'rast janë bërë thirrje për bojkotimin e prodhimeve franceze.

Protestat u mbajtën si reagim ndaj protestave të fundit në Paris gjatë rrugëtimit të pishtarit Olimpik.

Në qytetin qendror Wuhan, turrma të mëdha protestuesish brohoritnin "Kundërshtoni pavarësinë e Tibetit, mbështetni Olimpiadën", dhe "Thuani JO prodhimeve franceze".

Pekini e ka akuzuar udhëheqësin shpirtëror të Tibetit në ekzil, Dalai Lama, për orkestrimin e protestave kundër pishtarit olimpik, si pjesë e përpjekjeve për pavarësi.

Dalai Lama i hedh poshtë akuzat dhe thotë se ai synon autonominë dhe të drejtat e njeriut, e jo pavarësimin e Tibetit.
XS
SM
MD
LG