Ndërlidhjet

logo-print

Austri: Vritet grabitësi i veshur si oficer police


Policia e Austrisë tha se ka vrarë një rumun dhe ka plagosur dy të tjerë, të cilët dyshohen se të veshur si oficerë policie, i kanë plaçkitur njerëzit në autostradat e Austrisë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 4.00 mëngjesin e sotëm, kur të dyshuarit, që paraqiteshin si policë, iu afruan dy policëve të vërtetë me një automjet pa targa në afërsi të Vjenës.

Kur policia u përpoq t'i arrestojë, njëri nga të dyshuarit e futi dorën në xhaketë, dhe u qëllua nga policia.

Dy të tjerët u përpoqën të ikin me makinën, por policia hapi zjarr dhe vrau vozitësin, ndërsa bashkëudhëtari i tij u plagos.
XS
SM
MD
LG