Ndërlidhjet

Thaçi: Pres Mali i Zi së shpejti të njohë Kosovën


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se pret që Mali i Zi së shpejti do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

"Mali i Zi nuk ngurron me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Jam i bindur se kjo do të ndodhë në nj[ë të ardhme të afërt", e transmetojnë mediat malazeze kryeministrin kosovar.

Thaçi ka shtuar se më e rëndësishmja është që Kosova ka vendosur marrëdhënie të mira me Malin e Zi, dhe që si fqinjë të mirë, "do të bashkëpunojnë në të gjitha fushat me interes të dyanshëm".

"Mali i Zi gjithmonë ka qenë dhe do të jetë një nga destinacionet për turistët kosovarë", ka thënë kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG