Ndërlidhjet

Papa flet për përbindëshin e nazizmit


Papa Benedikti XVI ka folur publikisht për rritjen e asaj që e quajti "përbindësh" të nazizmit.

Duke iu drejtuar të rinjve gjatë vizitës së tij në Nju Jork, kreu i Kishës Katolike tha se vitet e tij të rinisë kanë qenë "të shoqëruara" me "regjimin ogurzi" të Adolf Hitlerit.

Benedikti ka qenë i detyruar t'i bashkohet rinisë hitleriane, ashtu si shumë gjermanë të tjerë, dhe për një kohë të shkurtër ka qenë pjesëtar i forcave të armatosura gjermane gjatë Luftës së dytë Botërore.

Papa gjithashtu u bëri thirrje të rinjve që të shmangin drogat dhe dëshirat materiale, dhe të synojnë të vërtetën rreth jetës.

Papa Benedikti XVI sot do të vizitojë vendin ku ndodheshin kullat binjake, për t'i nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001.
XS
SM
MD
LG