Ndërlidhjet

Gaza: Vriten 5 pjesëtarë të Hamasit


Pesë palestinezë, për të cilët thuhet se i përkasin krahut të armatosur të Hamasit, janë vrarë në dy sulme ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Sulmet u ndërmorën disa orë pasi të shtunën tre militantë të Hamasit u vranë dhe 13 ushtarë izraelitë u plagosën, kur militantët e Hamasit sulmuan një post bllok kufitar në vendkalimin Gaza.

Hamasi tha se sulmi u ndërmor për të shënuar fillimin e fushatës së grupit për të hequr bllokadën e Izraelit në Gaza.
XS
SM
MD
LG