Ndërlidhjet

Al-Sadr paralajmëron qeverinë e Irakut


Kleriku radikal shiit Muqtada al-Sadr e ka paralajmëruar qeverinë e Irakut që forcat irakiane dhe ato amerikane të pushojnë së shtypuri ithtarët e tij, ose në të kundërtën do të rrezikojnë luftë kundër lëvizjes së tij.

Në një deklaratë në internet, Sadr tha se ai i bën "paralajmërimin e fundit" qeverisë irakiane që të zgjedhë "rrugën e paqes", ose të përballet me një kryengritje të tretë nga ana e ithtarëve të tij.

Deklarata e tij vjen në kohën e përleshjeve të vazhdueshme ndërmjet trupave amerikane dhe irakiane, dhe milicive shiite në zonën Sadr City të Bagdadit dhe në qytetin jugor Basra.
XS
SM
MD
LG