Ndërlidhjet

Rice: Vendet arabe të mbështesin Irakun


Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice sërish u ka bërë thirrje vendeve arabe sunite që t'i zgjërojnë lidhjet diplomatike dhe mbështetjen ekonomike për qeverinë irakiane, e cila gëzon mbështetjen amerikane.

Ajo tha se shtetet arabe nuk kanë asnjë arsye që të mos e ofrojnë mbështetjen e tyre, sepse gjendja në Irak është përmirësuar, dhe qeveria irakiane ka treguar gatishmëri për t'i shtypur milicitë shiite.

Rice gjithashtu e shfaqi shpresën se në konferencën për Irakun, e cila mbahet në 22 prill në Kuvajt, do të shënohet progres në lehtësimin e borxhit irakian nga vendet arabe të Gjirit.

Sekretarja Rice i bëri këto komente në Irlandë para nisjes për në Bahrein dhe Kuvajt.
XS
SM
MD
LG