Ndërlidhjet

logo-print

Tajlandë: Kërkohet ulja e konsumit të orizit


Tajlanda u ka bërë thirrje qytetarëve të vet që të hanë më pak oriz, në mënyrë që vendi të mund të eksportojë më shumë sasi të këtij drithi, në kohën kur çmimi i orizit në botë po rritet.

Kryeministri Samak Sundaravej tha se fermerët mund ta shesin orizin e tyre me çmim të dyfishtë se vitin e kaluar në tregun e eksportit.

Që nga mesi i viteve të 1960-ta, Tajlanda është ndër eksportuesit më të mëdhej të orizit në botë.
XS
SM
MD
LG