Ndërlidhjet

Bagdad: Condoleezza Rice arriti për vizitë në Irak


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, sot arriti në Bagdad në një vizitë të paparaljmëruar.

Ajo shprehu përgëzime për përpjekjet në fushë të sigurisë të kryeminsitrit irakian, Nuri al–Maliki dhe tha se ajo ka ardhur në Irak për të ndihmuar në promovimin e pajtimit ndërmjet grupimeve.

Vizita e saj u bë një ditë pasi kleriku shiit, Moqtada al-Sadr u kërcënua me ndërmarrjen e "një lufte të hapur" kundër qeverisë së Irakut, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, nëse forcat irakiane dhe ato amerikane nuk i ndalin operacionet kundër militantëve të tij në Armatën Mehdi.
XS
SM
MD
LG