Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të shqyrtojë sot raportin tre-mujor për situatën në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon dhe shefit të UNMIK-ut, Joachim Ruecker.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm thuhet se Rezoluta 1244 "mbetet në fuqi derisa Këshilli i Sigurimit nuk vendos ndryshe" dhe se UNMIK-u vazhdon të veprojë në bazë të kësaj rezolute.
XS
SM
MD
LG