Ndërlidhjet

Rice: Lidershipi në Irak i unifikuar


Gjatë një vizite të paparalajmëruar në Bagdad, Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, tha se lidershipi irakian paraqitet më i unifikuar se kurrë më parë.

" Është realisht një moment i mundësisë së mirë në Irak, duke iu falënderuar vendimit të guximshëm të kryeministrit Nuri Al Maliki dhe lidershipit unik të Irakut", tha Rice.

Sekretarja e Shtetit foli ashpër për klerikun shiit, Moktada Al Sadër, i cili ka kërcënuar se do të shpallë luftë të hapur nëse forcat amerikane dhe ato irakiane nuk ndalin ofensivën lundër militantëve të tij.
XS
SM
MD
LG