Ndërlidhjet

Mesiq: Kosova është realitet i ri në rajon


"Kosova është një realitet i ri, me të cilin duhet të jetojmë të gjithë në rajon. Duhet të pushojmë së qeni peng i së kaluarës dhe miteve historike", ka deklaruar presidenti kroat, Stipe Mesiq, në Tiranë, gjatë një vizite dyditore që ai dhe delegacioni zyrtar kroat po zhvillojnë në Shqipëri.

Mesiq tha se e vetmja e ardhme e vendeve të rajonit, është bashkëpunimi rajonal dhe integrimi në familjen evropiane.

Mesiq dhe presidenti shqiptar, Bamir Topi, vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe kërkuan forcim të shkëmbimeve ekonomike dhe liberalizim të plotë të vizave mes Shqipërisë e Kroacisë.
XS
SM
MD
LG