Ndërlidhjet

logo-print

Akuzohen 4 policë serbë për krimet në Kosovë


Prokuroria e Serbisë për krime lufte ka ngritur akuzat ndaj katër ish-anëtarëve të njësisë famëkeqe "Skorpionët", për krime të kryera në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-99.

Katër të akuzuarit, që janë arrestuar në tetor të 2007-ës, janë Dragan Borojeviq, Zhelko Gjukiq, Dragan Mediq dhe Miodrag Solaja.

Ata akuzohen për masakrën në Podujevë në mars të vitit 1999, ku u vranë 14 gra e fëmijë.
XS
SM
MD
LG