Ndërlidhjet

Koshtunica kundër marrëveshjes BE-Serbi


Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica i ka tërhequr vërejtjen rivalëve të tij që të mos nënshkruajnë asnjë marrëveshje me BE-në para zgjedhjeve, pasi ky është kurth për të njohur Kosovën.

"Kjo marrëveshje është në interes të Oli Rehnit dhe Javier Solanës, por nuk është në interesin kombëtar të Serbisë, pasi do interpretohej se Serbia ka nënshkruar njohjen e pavarësisë së Kosovës", tha Koshtunica.

Brukseli kërkon nënshkrimin e marrëveshjes para zgjedhjeve të 11 Majit, në mënyrë që të ndihmojë bllokun pro evropian në këto zgjedhje.
XS
SM
MD
LG