Ndërlidhjet

Hamasi pranon shtet palestinez në kufijtë e '67


Khaled Meshaal, udhëheqësi në mërgim i Hamasit deklaroi se organizata e tij pranon krijimin e shtetit palestinez në kufijtë e 1967, por nuk do ta njohë shtetin hebrej.

Deklarata e Meshaalit shkon në drejtimin e pranimit të ekzistencës së Izraelit për të jetuar në paqe, nëse arrihet një marrëveshje që miratohet me votën e palestinezëve.

Fillimisht qëndrimin e Hamasit e bëri të ditur ish presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili gjatë ditëve të fundit është takuar me drejtuesit e lëvizjes islamike në Bregun Perëndimor dhe ata në mërgim në Siri.

Reagimi i parë nga Shtetet e Bashkuara ishte se Hamasi duhet të heqë dorë nga dhuna, për të treguar se është i gatshëm për paqe.

Komentet e shefes së diplomacisë amerikane, Condoleezza Rice u bënë para mediave në Baharein.
XS
SM
MD
LG