Ndërlidhjet

Bush dhe Calderon mbrojnë marrëveshjen NAFTA


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, George Bush, dhe presidenti i Meksikës, Felipe Calderon, e kanë mbrojtur Marrëveshjen e Amerikës Veriore për Tregti të Lirë, NAFTA, e cila kohëve të fundit u është nënshtruar kritikave.

Në takimin e tyre në New Orleans, Bush tha se tregtia ka luajtur rol të madh në ringjalljen e rajoneve kufitare ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Presidenti Calderon e quajti marrëveshjen shenjë të ndërvarësisë së rajonit.

Marrëveshja NAFTA është kritikuar nga kandidatët presidencialë demokratë, Barack Obama dhe Hillary Clinton.
XS
SM
MD
LG