Ndërlidhjet

Tirana, Podgorica dhe Zagrebi premtojnë bashkëpunim


Presidentët e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kroacisë, përkatësisht Bamir Topi, Filip Vujanoviç dhe Stjepan Mesiç u pajtuan gjatë takimit të sotëm, që bashkëpunimi rajonal të jetë përparësi e këtyre vendeve në procesin e integrimit evropian.

Vujanoviç uroi Shqipërinë dhe Kroacinë për marrjen e ftesës për anëtarësi në NATO, duke vlerësuar s ekjo është e rëndësishme dhe për Malin e Zi, pasi tani është më afër Aleancës.

Presidenti Topi tha se beson në të ardhmen e përbashkët të tre vendeve në BE dhe në NATO.
XS
SM
MD
LG