Ndërlidhjet

Clinton fiton ndjeshëm në Filadelfia


Senatorja Hillary Clinton ka fituar me 55% kundrejt 45% të votave që i fitoi rivali i saj, senatori Barack Obama në shtetin e Pensilvanisë.

Beteja në Pensilvani ka qenë shumë e rëndësishme në garën presidenciale brenda demokratëve amerikanë, pasi një humbje e senatores Clinton në këtë shtet do të thoshte se ajo do të mund të tërhiqej nga gara.

nc042301
"Kemi ende shumë punë para nesh, por nëse ju jeni gati edhe unë jam gati. Tani edhe mund të rrëzohem, po për sa kohë ju qëndroni me mua dhe unë do të mbahem. Në fund të fundit për mua nuk është çështja a mund ta mbajmë premtimin ndaj Amerikaës, por do ta mbajmë premtimin dhënë Amerikës", tha Clinton para mbështetësve të saj.

Me këtë fitore Clinton ka zvogëluar diferencën në numrin e delegatëve me senatorin Obama. Deri në konferencën e demokratëve më 3 qershor gara paraprake do zhvillohet dhe në nëntë shtete.
XS
SM
MD
LG