Ndërlidhjet

Kuçi: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian – prioritet i Kosovës


"Pas pavarësisë, aspiratë e jona kombëtare është që të anëtarësohemi në BE", tha zëvendës kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi dhe shtoi se kjo çështje "është prioritet i lartë".

Mëtutje në intervistën për agjencinë Reuters, ai tha se "besojmë se Kosova do t'i bashkohet BE-së në vitin 2015".

Sipas tij, "kriteret për anëtarësim nuk janë të lehta për asnjë shtet dhe nuk do të jenë të lehta as për Kosovën" dhe shtoi se "ai është një proces i gjatë për të cilin kemi mbështetje ndërkombëtare dhe praninë e tyre" në Kosovë.
XS
SM
MD
LG