Ndërlidhjet

O'Dea: Gjendja në Kosovë mbetet jostabile


Kosova mbetet jostabile më shumë se dy muaj pas shpalljes së pavarësisë, dhe forcat e NATO-s do të duhet të mbeten këtu edhe për disa vite, ka thënë ministri i Mbrojtjes i Irlandës.

Ministri Willie O'Dea ka thënë se paqëruajtësit e NATO-s do të jenë të angazhuar për të siguruar shtetin më të ri në botë.

"Situata mbetet mjaft jostabile. Më jostabile se sa parashikohej", i tha O'Dea agjencisë AP gjatë një vizite të 300 trupave irlandeze në jug të Kosovës.

Ai ka thënë se 16 mijë paqëruajtësit e NATO-s "do të duhet të jenë këtu edhe për shumë vite".

O'Dea gjithashtu ka thënë se Irlanda do të vazhdojë të luajë "rol qendror" për të ndihmuar Kosovën, në përpjekjet e saj për t'u formuar si shtet i pavarur.
XS
SM
MD
LG