Ndërlidhjet

Vazhdojnë tensionet Rusi-Gjeorgji


Rusia ka kundërshtuar thirrjet e fuqive perëndimore për të hequr dorë nga planet e fuqizimit të marrëdhënieve me rajonet separatiste të Gjeorgjisë.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitalij Çurkin, tha se Rusia dëshiron të promovojë zhvillimin ekonomik të Abhazisë dhe Osetisë Jugore dhe jo ti aneksojë ato.

Por, ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë, David Bakradze, ka deklaruar se qeveria posedon shenja alarmuese për synimin e Rusisë që t'i ndajë këto rajone.
XS
SM
MD
LG