Ndërlidhjet

Fried: KB, BE janë faktorë stabiliteti në Kosovë


Nënsekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Evroazinë, Daniel Fried, ka vlerësuar se është "veçanërisht e rëndësishme që Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të vazhdojnë të jenë faktorë stabiliteti në Kosovë, dhe UNMIK-un gradualisht ta zëvendësojë misioni i BE-së".

Fried tha para nënkomitetit për Çështje Evropiane në Dhomën Përfaqësuese se liderët e NATO-s në samitin e Bukureshtit e kanë konfirmuar përkushtimin për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

"NATO e bëri të qartë se do të vazhdojë të luajë rolin kyç në formimin e forcave të reja shumëetnike të sigurisë, si dhe të agjencisë qeveritare të Kosovës, e cila do t'i mbikqyrë ato", ka thënë Fried.

Ai ka theksuar se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, "nuk ka patur dhunë të përhapur, nga e cila kanë druar të gjithë".
XS
SM
MD
LG