Ndërlidhjet

Burkina Faso e njohu Kosovën


Burkina Faso sot e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

"Burkina Faso e njeh ekzistimin e shtetit të ri sovran, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare", thuhet në komunikatën e qeverisë në kryeqytetin Ugadugu.

Në njoftim gjithashtu thuhet se Burkina Faso është e gatshme "të vendosë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim me shtetin e ri sovran".

Sot zyrtarisht Kostarika ka kërkuar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën, ndërsa dje Kosovën e njohu edhe Republika Nauru, një shtet ujdhesë në Oqeanin Paqësor.
XS
SM
MD
LG