Ndërlidhjet

Irak: Qeveria kontrollon qytetin Basra


Ministria e Brendshme e Irakut tha se forcat qeveritare e kanë rimarrë kontrollin në Basra, rreth një muaj pasi trupat irakiane iu vërsulën milicive, të cilat kishin marrë nën kontroll qytetin.

Zëdhënësi i ministrisë, gjeneral majori Abdel Karim Khalaf tha se "të gjitha zonat e Basrës janë nën komandën e forcave të sigurisë".

Qindra njerëz u vranë, shumica besnikë të klerikut radikal shiit Muqtada al-Sadr, kur forcat e sigurisë u vërsulën në pozicionet e tyre.
XS
SM
MD
LG