Ndërlidhjet

Shutanovac: Rinegocim i marrëveshjes me Rusinë


Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, tha se Serbia duhet të vazhdojë ta negociojë çmimin e shitjes së monopolit të naftës Rusisë, përpara se ta finalizojë marrëveshjen në fushën e energjisë midis dy vendeve.

Shutanovac tha se ai do t'u bashkangjitet ministrave tjerë pro-perëndimorë në qeveri në përpjekjen për ta bllokuar orvatjen e nacionalistëve që marrëveshjen ta ratifikojnë para zgjedhjeve të majit.

Marrëveshja disa miliardë dollarëshe parasheh që Rusia të blejë pjesën më të madhe të aksioneve të monopolit shtetëror të naftës NIS.
XS
SM
MD
LG