Ndërlidhjet

logo-print

Norvegjia do mbështesë integrimin e Kosovës


Norvegjia është e përcaktuar për bashkëpunim me institucionet e Kosovës dhe do t'i mbështesë aspiratat evro-atlantike të Kosovës, ka deklaruar zëvendës ministreja e Jashtme, Elisabet Valas.

Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu dhe dorëzimin e notës për njohjen zyrtare të Kosovës, Valas tha se Norvegjia është veçanërisht e interesuar për bashkëpunim me Kosovën në planin ekonomik.

"Ne jemi të interesuar për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me udhëheqësit e Kosovës për arritjen e një zhvillimi ekonomik dhe social në bazë të kushtetutës së vendit. Ne do ta mbështesim përcaktimin për afrimin me strukturat euro-atlantike", tha Valas.
XS
SM
MD
LG