Ndërlidhjet

logo-print

Estonia dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike


Estonia sot u bë shteti i parë Baltik që vendosi marrëdhënie diplomatike me Kosovën.

Protokollin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve e nënshkruan në Talin zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramë Manaj, dhe ministri i Jashtëm i Estonisë, Urmas Paet.

Paet tha që Estonia shpreson se Kosova do të stabilizohet sa më shpejt të jetë e mundur, dhe se do të ndërtojë marrëdhënie të shëndosha me Serbinë dhe Bashkimin Evropian.

Estonia është i pari nga tri shtetet Baltike që vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovën, megjithëse ende nuk ka planifikuar që të hapë ambasadën në Prishtinë.

Estonia e njohu shtetin e Kosovës më 21 shkurt, vetëm katër ditë pas shpalljës së pavarësisë.
XS
SM
MD
LG