Ndërlidhjet

Gjeorgjia kërkon largimin e paqëruajtësve rusë


Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili tha se do të kërkojë mbështetjen e Perëndimit në përpjekjet e tij që paqëruajtësit rusë në provincën e Abkhazisë të zëvendësohen me forca ndërkombëtare.

Në një takim me ambasadorët e huaj, Saakashvili tha se trupat paqëruajtëse ruse në rajon po bëhen "faktor i rrezikut".

"Dua të nënvizoj se Gjeorgjia nuk do të ndërmarrë kurrfarë hapash që në çfarëdo mënyre do të kërcënonin paqen dhe stabilitetin në rajon. Por sot, kontingjenti rus dhe veprimet e fundit të Rusisë janë bërë faktorë rreziku në zonën e konfliktit", tha Saakashvili.

Rusia dërgoi paqëruajtës në Abkhazi në vitin 1994 pasi ndërmjetësoi në marrëveshjen mes Tbilisit dhe separatistëve abkhazë, e cila i dha fund luftës dy vjeçare.

Javën e kaluar, presidenti Vladimir Putin i urdhëroi qeverisë që të vendosë marrëdhënie më të ngushta me dy provincat rebele, Abkhazinë dhe Osetinë Jugore.
XS
SM
MD
LG