Ndërlidhjet

logo-print

Korea e Veriut ndërlidhet me reaktorin në Siri


Shtëpia e Bardhë dhe CIA sot i informuan ligjvënësit amerikanë për lidhjet e pretenduara bërthamore ndërmjet Koresë së Veriut dhe Sirisë.

Takimet u mbajtën prapa dyerve të mbyllura, por zyrtarët thanë se Këshilltari për Siguri Kombëtare Stephen Hadley dhe shefi i CIA-s, Michael Hayden do t'u kenë thënë panelëve kryesorë të Kongresit se Korea e Veriut e ka ndihmuar Sirinë që të ndërtojë reaktorin bërthamor në lokacionin, i cili u shkatërrua nga bombardimi i Izraelit në shtator, 2007.

Më herët, duke folur në kushte anonimiteti, zyrtarët kanë thënë se do t'u shfaqin anëtarëve të Kongresit një video, ku koreanoveriorët shihen brenda ndërtesave nukleare në Siri.

Raportohet se xhirimet janë siguruar nga Izraeli.

XS
SM
MD
LG