Ndërlidhjet

Korea Veriore ka ndihmuar programin bërthamor të Sirisë


Shtetet e Bashkuara kanë shprehur bindjen se Korea Veriore ka ndihmuar Sirinë në ndërtimin e fshehtë të reaktorit bërthamor.

Shtëpia e Bardhë e quajti këtë zhvillim të rrezikshëm dhe me potencial destabilizues për botën.

Komunikata u lëshua pasi zyrtarët e shërbimit të intelegjencës njoftuan ligjëvënësit për ndërtesën me paisje nukleare të Sirisë, e cila u shkatërrua vitin e kaluar nga Izraeli.

Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Mohamed ElBaradei, tha sot se agjencia "do ta trajtojë këtë informatë me seriozitetin që meriton dhe do të hetojë vërtetësinë e saj".

Ambasadori i Sirisë Imad Moustapha e mohoi raportin amerikan, duke e cilësuar fantazi. Ai tha se Uashingtoni ka një dosje të fabrikimit të provave për aktivitetet bërthamore të vendeve tjera.
XS
SM
MD
LG