Ndërlidhjet

logo-print

Koshtunica: Nuk vendosim marrëdhënie fqinjësore me Kosovën


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, e ka hedhur poshtë kërkesën e Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oli Rehn, që Serbia të vendosë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Kosovën, sepse kjo, sipas tij, do të ishte njohje e shtetit të pavarur shqiptar.

Në një njoftim për shtypin e Beogradit, Koshtunica ka thënë se Rehn angazhohet që Bashkimi Evropian të nëshkruajë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Serbinë, ndërsa obligimi i Serbisë do të ishte që të vendoste marrëdhënie fqinjësore me Kosovën.

"Ne, vendosmërisht, e hedhim poshtë kërkesën e Rehnit që Serbia të vendosë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me vetveten, respektivisht me një pjesë të territorit të saj", ka thënë Koshtunica.
XS
SM
MD
LG