Ndërlidhjet

Bratisllavë: Takohen Kubish dhe Basha


"Shqipëria po ndërmerr hapa të rëndësishëm që e afrojnë me Bashkimin Evropian", ka vlerësuar shefi i diplomacisë sllovake Jan Kubish pas takimit me homologun shqiptar, Lulzim Basha.

"Pas samitit në Bukuresht, Shqipëria është aleati ynë në NATO-s, dhe shpresojmë se së shpejti do të jetë aleati ynë edhe në BE", tha Kubish.

Basha e theksoi rëndësinë e ndihmës së Sllovakisë jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për integrimin e Ballkanit perëndimor në strukturat euroatlantike.

Basha dhe Kubish biseduan për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e ardhshme të kryeministrit Sali Berisha në Sllovaki.
XS
SM
MD
LG