Ndërlidhjet

Ban: Grupet në Kosovë të përmbahen nga dhuna


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon u ka bërë thirrje grupeve rivale etnike në Kosovë që të përmbahen nga dhuna.

Siç njofton AP, kreu i organizatës botërore ka thënë se Kombet e Bashkuara do të mbeten në Kosovë, e cila shpalli pavarësinë në 17 shkurt.

Ban u tha gazetarëve gjatë një vizite në Vjenë se ai konsideron se "prioritet kryesor" është ruajtja e paqes ndërmjet shumicës shqiptare dhe pakicës serbe në Kosovë.

Ban Ki-Moon ka përmendur incidentet e mëhershme në Kosovë dhe u ka bërë thirrje palëve të punojnë që të sigurohen se nuk do të ndodhin trazira të tilla.

Kosova gjithashtu ishte temë e takimit në Vjenë të kreut të OKB-së, Ban Ki-Moon, dhe shefit të diplomacisë sllovene, Dimitrij Rupel.
XS
SM
MD
LG