Ndërlidhjet

Rusia paralajmëron masa ushtarake kundër Gjeorgjisë


Rusia ka paralajmëruar se mund të përdorë forcën për t'i mbrojtur "bashkëkombasit" e saj në rajonet separatiste të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore në Gjeorgji.

Valery Kenyakin, i dërguar special i ministrisë së jashtme ruse për ish vendet sovjetike, tha se Moska "po bën gjithçka për të shmangur skenarin ushtarak", dhe e akuzoi Gjeorgjinë se po e rrit praninë ushtarake në afërsi të këtyre rajoneve.

"Por nëse ndërsehet lufta, ne do duhet t'i mbrojmë bashkëkombasit tanë, madje me mjete ushtarake. Ne do të përdorim çdo mënyrë për ta bërë këtë, dhe këtu nuk duhet patur kurrfarë dyshimi", tha Kenyakin.

Givi Tamaradze, kryetar i komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin e Gjeorgjisë, e quajti deklaratën e Rusisë "kërcënim direkt ushtarak kundër Gjeorgjisë".
XS
SM
MD
LG