Ndërlidhjet

Rice në turneun e saj do bisedojë për Kosovën


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice do të udhëtojë në Britani, Izrael dhe në Bregun Perëndimor për të zhvilluar bisedime rreth Kosovës, programit bërthamor të Iranit, dhe procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Në njoftimin e Departamentit të Shtetit thuhet se në 1 maj, kryediplomatja amerikane do të marrë pjesë në takimin e Katërshes diplomatike për Lindjen e Mesme, ndërsa me pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, plus Gjermania, do bisedojë mbi progranmin kontraverz bërthamor të Iranit.

Zëdhënësi Sean McCormack tha se Rice do të takohet me homologët e saj për të diskutuar gjendjen në Kosovë.
XS
SM
MD
LG