Ndërlidhjet

logo-print

KFOR-i nuk konfirmon ardhjen e ushtarëve britanikë


KFOR-i nuk e ka konfirmuar njoftimin e shtypit britanik për ardhjen e 600 trupave shtesë britanike
në Kosovë.

E përditshmja "Guardian" shkroi sot se Britania do të dërgojë 600 trupa shtesë në Kosovë.

Zyrtarë të lartë të ushtrisë dhe të mbrojtjes janë dakorduar me kërkesën e NATO-s të dërgojnë një bataljon me rreth 600 ushtarë, për të ndihmuar në "ruajtjen e rendit publik" në shtetin e ri të pavarur në Ballkan, shkruoi gazeta londineze.

Sipas "Guardian", komandantët e NATO-s presin rritje të tensioneve etnike në Kosovë në muajt që vijnë.


XS
SM
MD
LG