Ndërlidhjet

Prokurorja Rama: Pohimet e Carla Del Pontes nuk janë të sakta


Sipas rezultateve të hetimeve të para të ekspertëve shqiptarë dhe të jashtëm, pohimet e Carla Del Pontes, për trafikim të organeve të serbëve, nga ana e shqiptarëve të Kosovës, nuk janë të sakta, tha prokurorja e Shqipërisë, Ina Rama.

"Sipas procesit të kontrollit deri tash nuk ka prova që do të mund e vërtetonin dëshminë e zonjës Del Ponte, të paraqitur në librin e saj", tha Ina Rama.

Sipas saj, nuk ka bazë për fillimin e një procesi ligjor, lidhur me pohimet e ish kryeprokurores së Tribunalit të Hagës për krime të luftës, Carla Del Ponte.
XS
SM
MD
LG