Ndërlidhjet

Siria thotë se do të bashkëpunoj ne hetimet për akuzat e SHBA-ve


Siria tha se do të bashkëpunoj me hetimet nga ana e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore për akuzat e Shteteve të Bashkuara se Siria dhe Koreja e Veriut kanë bashkëpunuar në përpjekje për ndërtimin e reaktorit bërthamor në Siri.

I dërguari i Sirisë në OKB, Bashar Jaafari, i hodhi poshtë akuzat e Uashingtonit dhe tha se Siria nuk ka asgjë për të fshehur.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike ka njoftuar se ende po i shqyrton informacionet nga Shtetet e Bashkuara, sipas të cilave një instalim i shkatërruar nga forcat izraelite në Siri, në shtator të vitit të kaluar, ishte një reaktor atomik në ndërtim e sipër.
XS
SM
MD
LG