Ndërlidhjet

Trazira gjatë bartjes së Flakës Olimpike në Japoni


Së paku tre persona janë arrestuar për shkak se u përpoqën ta sulmojnë Flakën Olimpike derisa ajo po bartej në Nagano të Japonisë.

Poashtu janë shënuar edhe përleshje të vogla ndërmjet demonstruesve pro kinezë dhe atyre pro tibetianë. Raportohet se nga këto përleshje së paku katër vetë ishin lënduar.

Protestat ndërkombëtare kundër Lojërave Olimpike Verore, që mbahen në Pekin në muajin gusht, janë mbajtur në shumë vende nëpër të cilat kaloi Flaka Olimpike, për shkak të ndërhyrjes së Kinës kundër proterstuesve në Tibet, muajin e kaluar dhe për situatën e të drejtave të njeriut në Kinë.
XS
SM
MD
LG