Ndërlidhjet

Uashington: Sheikh Muhammed u takua me avokatin ushtarak


Personi i akuzuar për organizimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, Khalid Sheikh Muhammed, është takuar për të parën herë me avokatin ushtarak amerikan, i cili është caktuar që ta mbrojë atë nga akuzat për krime të luftës.
Ky takim u bë në burgun amerikan për të dyshuarit e jashtëm për terrorizëm në Guantanamo Bej në Kubë.
Avokati tha se nuk mund të zbuloj detaje lidhur me këtë takim.

Nëse shpallet fajtor, i akuzuari Khalid Sheikh Muhammed mund të dënohet me vdekje.
XS
SM
MD
LG