Ndërlidhjet

logo-print

Tadiq: Ndërkombëtarët të qëndrojnë në Kosovë


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka folur mbrëmë në manastirin e Deçanit për rëndësinë e qëndrimit të misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

"Është një rast që institucioneve ndërkombëtare, përfaqësuesve të Kombeve të Bashkuara, t'i tregojmë se sa ja vlen të qëndrojnë në Kosovë, dhe se si mund të gjendet një zgjidhje për këtë situatë të vështirë të cilën të gjithë po e kalojmë" deklaroi Tadiq.

Vizita e presidentit Tadiq nga institucionet e Kosovës është komentuar në mënyra të ndryshme. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu e ka cilësuar atë të papranueshme ndërkaq kryeministri Hashim Thaqi tha se kjo vizitë shënon fillimin e njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë.
XS
SM
MD
LG