Ndërlidhjet

Kisha Ortodokse Serbe kërkon betim për mbrojtjen e Kosovës


Kisha Ortodokse Serbe ka kërkuar nga besimtarët e saj në mesazhin për Pashkët Ortodokse, që të betohen për ta mbrojtur Kosovën.

Lideri i kësaj Kishe, Patriku Pavle në mesazhin e tij tha se "Kosova është pjesë e secilës jetë ortodokse serbe".

Mëtutje Kisha tha se mbështetja perëndimore për pavarësinë e Kosovës, paraqet "padrejtësi njerëzore dhe dhunë nga fuqitë botërore kundër Kosovës sonë, Serbisë dhe gjithë kombit serb".

Shtetësia e Kosovës është njohur nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj evropianë. Serbia dhe aleati i saj tradicional, Rusia, e kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.

Në manifestimin me rastin e Pashkëve Ortodoksë, presidenti i Serbisë, Bori Tadiq ka marrë pjesë në meshën në Manastirin e Deçanit.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha se "vizitat e tilla, që kanë për qëllim propagandë politike, për krijimin e konfliktit dhe inkurajimin e urrejtes janë të papranueshme për ne".
XS
SM
MD
LG