Ndërlidhjet

Teheran: I pa mundshëm sulmi i SHBA-ve kundër Iranit


Irani thotë se sulmi i Shteteve të Bashkuara kundër tij është pothuajse i pamundshëm, pasi Uashingtoni është i ngarkuar me problemet e veta në Irak dhe në Afganistan.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme iraniane, Mohammad Ali Hosseini tha se "ka pak gjasë" që forcat e Shteteve të Bashkuara do të jenë të afta të invadojnë një shtet tjetër.

Para disa ditësh, sekretari amerikan I mbrojtjes, Robert Gates dhe komandanti i lartë ushtarak amerikan, Mike Mullen akuzuan Iranin se e ka shtuar mbështetjen ushtarake për militantët irakianë dhe se të gjitha opsionet ushtarake, për tu marrë me këtë situatë, janë në tavolinë.

XS
SM
MD
LG