Ndërlidhjet

Kabul: U sulmua parada ushtarake në Kabul


Gjatë paradës ushtarake në Kabul, në të cilën merrte pjesë edhe presidenti Hamid Karzai, ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri.

Pas incidentit, në fjalimin e tij në televizion, presidenti Karzai tha se ai ishte i palëndurar, ndërsa disa prej personave të përfshirë në këtë sulm, ishin arrestuar:

- Sot, në 16 vjetorin e fitores së kryengritësve, armiqtë e Afganistanit u përpoqën ta shkatërrojnë ceremoninë dhe të përhapin terror. Për fat, forcat afgane të sigurisë shpejtë i rrethuan sulmuesit dhe i arrestuan disa prej tyre. Tash çdo gjë është e qetë, tha presidenti Karzai.

Incidenti ndodhi gjatë ceremonisë që shënonte disfatën e invadimit sovjetik në Afganistan.

Zyrtarë kanë thënë se dy vetë janë vrarë, njëri prej tyre ishte fëmijë 10 vjeçar, ndërsa 9 të tjerë janë plagosur. Ndër të plagosur janë dy anëtarë të Parlamentit, katër ushtarë dhe disa rojtarë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.
XS
SM
MD
LG