Ndërlidhjet

logo-print

Policia: Nga një shpërthim janë plagosur tre vetë


Tre serbë janë plagosur nga një shpërthim natën e kaluar në pjesën veriore të Kosovës, ka njoftuar policia e Kosovës.

Ja se ç'thotë zëdhënësi i policisë, Besim Hoti:

- Rreth orës 02:15 minuta nga një veturë në lëvizje është hedhur një mjet shpërthyes, me ç'rast janë plagosur tre persona. Kjo ka ndodhur në Leshak të Leposaviqit. Ata janë dërguar menjëherë në spital në Mitrovicë. Motivi është i papërcaktuar.

Njëri prej të plagosurve, pas kontrollit, është liruar nga spitali.
XS
SM
MD
LG