Ndërlidhjet

Afganistan: Vritet një ushtar australian


Australia thotë se një ushtar i saj është vrarë gjatë luftimeve me militantët talebanë, në jug të Afganistanit.

Njoftohet se edhe katër ushtarë të tjerë janë plagosur gjatë përleshjeve që ndodhën në provincën e Uruzganit.

Ende nuk ka njoftime për dëmet e shkaktuara nga ana e talebanëve.

Australia ka rreth 1 mijë ushtarë që shërbejnë në Afganistan.
XS
SM
MD
LG