Ndërlidhjet

logo-print

Rupel dyshues për marrëveshjen BE-Serbi


Sllovenia, në cilësinë e kryesueses së Bashkimit Evropian, ka shprehur dyshimet për qëndrueshmërinë e kompromisit të propozuar nga Hollanda dhe Belgjika për të zhbllokuar marrëveshjen që parasheh raporte më të afërta mes Beogradit dhe Brukselit.

"Po përpiqemi të gjejmë një marrëveshje për nënshkrimin e MSA-së, por nuk është e lehtë. Ende po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje që të kënaq si serbët edhe hollandezët e belgët si dhe gjithë ne të tjerët", tha Rupel.

Hollanda dhe Belgjika kërkojnë nga Beogradi bashkëpunim të plotë me Gjykatën e Hagës.
XS
SM
MD
LG