Ndërlidhjet

BE nënshkruan sot me Serbinë marrëveshjen e stabilizim asociimit


Bashkimi Evropian do të nënshkruajë sot me Serbinë marrëveshjen e stabilizim asociimit, kanë vendosur sot në Luksemburg shefat e diplomacive të jashtme të BE-së.

Përfaqësuesi i Sllovenisë, Bojan Rajziger, ka deklaruar sot se ministrat e jashtëm evropianë janë dakorduar mbi këtë çështje dhe e kanë ftuar presidentin e Serbisë, Boris Tadiq që në emër të Serbisë ta nënshkruajë këtë Marrëveshje sot në Luksemburg.

Nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje e kanë bllokuar deri më tash Holanda dhe Belgjika, të cilat kanë kërkuar që Serbia fillimisht të bashkëpunojë në tërësi me Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë.

Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje shihet si përpjekje për të shtuar gjasët e atyre që njihen si kandidatë pro-evropianë në zgjedhjet e përgjithshme dhe lokale të Serbisë më 11 maj.

XS
SM
MD
LG