Ndërlidhjet

Lituania kundërshton afrimin BE - Rusi


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan sot mbi mënyrat për t'i përmirësuar marrëdhëniet me Rusinë, por u përballën me kundërshtimet e Lituanisë.

Me të arritur në takim, ministri i Jashtëm lituanez, Petras Vaitiekunas tha se qeveria e tij ishte e "gatshme për kompromis", por kërkoi që Rusia t'i përmirësojë marrëdhëniet me fqinjët e saj të parë.

Komisioni Evropian pret që në samitin e qershorit me Rusinë t'i nisë negociatat për partneritet strategjik, të cilat kanë ngecur në dy vitet e kaluara.
XS
SM
MD
LG