Ndërlidhjet

Britania dërgon një bataljon në Kosovë


Britania e Madhe tha sot se është dakorduar me kërkesën e NATO-s për të dërguar një bataljon rezervë, për të ndihmuar forcat paqëruajtëse në Kosovë.

"Ne jemi mirë të përgatitur për kërkesën e NATO-s dhe unë jam dakorduar që ta dërgojmë bataljonin e Forcës Rezerve Operacionale deri në 30 qershor, 2008", tha sekretari i Mbrojtjes Des Browne në deklaratën me shkrim drejtuar parlamentit.

"Vendosja do të demonstrojë përkushtimin tonë për sigurinë në rajon dhe do t'i mundësojë NATO-s fleksibilitet shtesë në ruajtjen e paqes e stabilitetit për të gjitha komunitetet në Kosovë", tha ai.

Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes tha se bataljoni numëron rreth 600 ushtarë.

Trupat, të cilat do të mbeten në Kosovë deri në fund të qershorit, kanë qenë në gjendje gatishmërie që nga janari, 2008.

XS
SM
MD
LG